Për të mbajtur larg problemet të cilave iu referuam në fillim duhet të dimë që vizita e parë, e cila më pas duhet të jetë periodike duhet të kryhet çdo 6 muaj dhe duhet të fillojnë që në moshën 6 muajshe, kohë në të cilën nis dhe dalja e dhëmbëve të parë. Kjo rutinë nuk duhet ndërprerë më pas. Profilakisa ose e thënë ndryshe parandalimi është forma më e mirë dhe më e rëndësishme në parandalimin e këtyre problemeve, që kanë të bëjnë me prishjen e dhëmbëve, si dhe më ndalimin e procesit karioz.