Mund të keni uri, por nëse zgjoheni gjatë natës frenojeni atë. Bëjeni këtë për hir të dhëmbëve tuaj. Kjo, pasi ngrënia sërish disa orë pasi keni mbaruar darkën, dhe pasi keni larë dhëmbët e rrit rrezikun e shfaqjes së problemeve të dhëmbit, dhe për pasojë prishjen e tyre. Në shumë studime të kryera, është treguar se pështyma, e cila ka tendencë të thahet gjatë natës, e ngjit ushqimin te dhëmbët, duke i dëmtuar ata. Ndaj ne ju këshillojmë që përveç mos ngrënies gjatë natës, nuk është mirë të konsumohet edhe deri në një orë para gjumit, dhe të konsumohet vetëm ujë dhe jo lëngje