October 13, 2020 marin

Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer

Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm duhet të beni kujdes edhe me ato ushqimet të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve. Jo vetem embëlsirat, janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutat të thata dhe patatinat përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu, pijet freskuese dhe pijet dietike qe përmbajnë sheqerna artificiale janë të dëmshme për dhëmbët. Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.