Duket e vështirë për t’u arritur, por në të vërtete sjell përfitime maksimale në kujdesin për dhëmbët, duke i mbajtur të shëndetshëm e të bukur pa veshjen e verdhë bezdisëse. Gjithashtu, duhet të mundoheni që të reduktoni edhe teprimet me kafen gjatë ditës. Shumë njerëz kanë dëshirë që të konsumojnë disa kafe gjatë ditës, por nuk e dinë që kafja është një armik për dhëmbët. Por, kjo nuk do të thotë që ne të heqim dorë dhe të mos pimë kafen, thjeshtë të mos e teprojmë me të.